Në një moment të rrëzimit të argjentinasit, Pepe qëllimisht shkeli dorën e Messit, veprim të cilin e kanë dënuar shumë futbollistë dhe sportdashës anekënd botës.
Mes tyre edhe sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i cili ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “Pepe, çfarë idioti. Nganjëherë vërtet u shkon njerëzve në nerva”.
Ndërkaq, kritika kundrejt Pepes ka lëshuar edhe mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, derisa shumë portale sportive e kanë quajtur portugezin “psikopat dhe antisportiv”.





