“Ai do të përfundojë te Milani, aty ku ai dëshiron të shkojë. Ata po tentojnë ta shtyjnë drejt PSG-së, por ai nuk është i bindur nga Ligue 1, që sipas tij është kampionat i nivelit të ulët”.
“Interi ka tentuar, nuk është blof, por ai e di se çfarë dëshiron. Unë i njoh shumë mirë agjentët e argjentinasit, unë e di se me Interin nuk ka pasur kurrë kontakt real. Me PSG ka pasur kontakt, sepse një javë më parë unë kam darkuar me Ancelottin dhe Leonardon, dhe e di se Tevez është në objektivat e tyre”.
“Po ashtu, PSG nuk është dorëzuar as për Paton dhe po e monitoron me kujdes situatën”, ka thënë Bronzetti.





