Redknapp: Nuk kam thënë se do ta fitojmë titullin

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka deklaruar se ai nuk ka thënë kurrë që skuadra e tij do ta fitojë titullin, pas barazimit ndaj Wolves në shtëpi.
“Unë kurrë askujt nuk i kam thënë se do ta fitojmë titullin. Unë vetëm kam thënë se është e mundur. Është e mundur edhe për Liverpoolin nëse do të ketë ecuri prej 12 fitoreve”.

“Unë e di se ku jemi dhe se nëse fitojmë një vend për në Ligën e Kampionëve, atëherë sezoni për ne është i mbaruar. Të përfundojmë në top katërshe është prioritet për ne, nuk na intereson titulli”, u shpreh Redknapp.