Mourinho nuk shqetësohet nga fishkëllimat

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për fishkëllimat ndaj tij në takimin e të dielës ndaj Athletic Bilbaos.
Edhe pse Los Blancos fituan me rezultat 4-1, tifozët madrilenë e fishkëllyen trajnerin portugez për shkak të paaftësisë për ta mposhtur Barcelonën në përballjet direkte.

“Nuk është problem, nuk më ka ndodhur te Porto, Chelsea ose Interi, por gjithmonë ka herë të parë për gjithçka”.

“Këtu, Zidane merr fishkëllima, po ashtu edhe Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo. Pse të mos marr unë fishkëllima?”.

“Zidane, Ronaldo dhe Cristiano u përgjigjën me golat e tyre. Unë do të mundohem të përgjigjem me punën time”, ka thënë Mourinho në një konferencë me gazetarë.