Mourinho mbron Pepen, akuzon Busquetsin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është vënë në mbrojtje të Pepes pas disfatës së ekipit të tij prej 2-1 ndaj Barcelonës dhe veprimit kontravers të mbrojtësit portugez, i cili shkeli dorën e Lionel Messit.
“Nëse Pepe ka thënë publikisht se shkelja në dorë ishte e qëllimshme dhe ai do të ma kishte pranuar këtë, atëherë vërtet do të isha i brengosur. Por, ai më ka thënë se nuk ishte e qëllimshme dhe unë i besoj atij. Nëse mendoni se ai është gënjeshtar, thuajeni. Le të mos e bëjmë këtë një tregim pa mbarim”.

“Unë nuk ju kam parë duke vënë gishtin tregues mbi një lojtar që bëri abuzime raciste dhe që ka thënë se nuk e ka bërë këtë. Të gjithë besonin se ishte e vërtetë, madje edhe UEFA. Tani Pepe ka thënë se nuk ishte e qëllimshme dhe askush nuk i beson atij”, deklaroi Mouinho.