Fyerje të tilla si “mallkuar qofshin shqiptarët” u dëgjuan gjithandej Arenës së Beogradit ku ishin të pranishëm diku rreth dy mijë tifozë maqedonas.
Ç’është më shqetësuese, në këto fyerje të rënda kanë marrë pjesë edhe lojtarët, të cilët janë parë duke kënduar së bashku me tifozët këngët anti-shqiptare.
Menjëherë kanë pasuar reagimet e partive shqiptare në Maqedoni. BDI ka dënuar rëndë rastin, duke kërkuar nga institucionet shtetërore të Maqedonisë që të merren masa ndaj atyre që janë përfshirë në këto fyerje, pasi ato mund të jenë vicioze dhe mund të dërgojnë drejt një konflikti të ri etnik.
Maqedonia e humbi këtë ndeshje nga Danimarka me rezultat 33:32.





