Është Milani, është Ibra

Milani kë shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Novara me rezultat 3-0, duke mbetur kështu në luftë për titullin e kampionit në Serie A.
Pjesën e parë hero ishte Samir Ujkani që vendasve ua shpëtoi hiç më pak se katër gola pa pranuar, në një lojë jashtëzakonisht të mirë të Milanit.

Në pjesën e dytë Allegri bën disa ndryshime të cilat shpaguhen. Massimo Ambrossini gjeti për mrekulli Zlatan Ibrahimovic (57’), i cili qetësisht shënoi për 1-0.

Robinho dyfishoi epërsinë (74’), kurse ndeshjen për 3-0 e përfundoi përsëri Zlatan Ibrahimovic (90’).

Milani me këtë fitore ka 40 pikë dhe ndjek liderin Juventus që ka një pikë më shumë.