Conte: Do ta fitojmë titullin

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, e ka cilësuar pjesën e parë të sezonit të skuadrës së tij si të jashtëzakonshme, pas fitores prej 2-0 ndaj Atalantës në transfertë, me ç’rast Bianconerët u shpallën kampionë dimëror të Serisë A.
Juventusi në 19 ndeshjet e para në Serie A është pa asnjë humbje dhe është skuadra e vetme në Evropë momentalisht pa humbje të pësuar këtë sezon. Kjo dhe fitoret në sfidat e mëdha ndaj Interit dhe Milanit bëjnë që shumë të mendojnë se Bianconerët do të shpallen kampionë.

“Ne kemi pasur një pjesë të parë të sezonit që ishte shumë e mirë, ne kemi luajtur në nivele të larta dhe meritojmë të jemi në maje. Mendoj se ndaj Atalantës ishte kulmi i impenjimeve tona. Përgëzime lojtarëve të cilët kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Tani duhet të jemi të përgatitur për të dhënë 120-130 përqindëshin në pjesën e mbetur”, tha Conte.