Cuenca do të rinovojë së shpejti

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, është i bindur se sulmuesi i ri, Isaac Cuenca, shumë shpejtë do ta vazhdojë kontratën me klubin nga Camp Nou.
Arsenali, Chelsea dhe Manchester Unitedi janë të interesuar për firmën e spanjollit, mirëpo drejtuesit e Barcës nuk kanë frikë se 20-vjeçari mund të largohet, sepse besojnë që ai do ta vazhdojë kontratën.

“Do ta kompletojmë rinovimin e Cuencas shumë shpejt”, ka thënë Zubizarreta në një intervistë për Catalunya Radio