Caceres për ekzaminimet mjekësore te Juve

Juventusi ka njoftuar përmes faqes zyrtare se mbrojtësi i i Sevillas, Martin Caceres, është duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësorë dhe do të nënshkruajë kontratë me Bianconerët.
Të dyja klubet qe një kohë janë duke negociuar rreth transferimit të lojtarit, ndërsa të enjten u bë e ditur arritja e marrëveshjes.

Siç është njoftuar, Bianconerët do të paguajnë 1.5 milionë euro për huazimin e 24-vjeçarit deri në fund të sezonit aktual, ndërsa nëse duan ta blejnë, duhet të paguajnë edhe tetë milionë tjera gjatë verës.