“Ekipi i Pep Guardiolës mbase është skuadra më e mirë në histori të futbollit. Është e jashtëzakonshme se si luajnë ata, si e pasojnë topin, si mbrohen. Është madhështore”.
“Është vështirë të arrish në majë, por edhe më vështirë të qëndrosh. Kjo skuadër po e bën këtë. Ne duhet ta shijojmë momentin”.
“Ky sezon do të jetë i mirë pavarësisht çfarë ndodh më tej. Nëse ne fitojmë më shumë trofe, do të jetë edhe më e shkëlqyeshme”, ka thënë Rosell.