Përveç Donit, i cili tashmë është i suspenduar nga futbolli për tre vite e gjysmë për rolin e tij në skandal, janë arrestuar edhe ish-mbrojtësi i Interit, Luigi Sartor, Alessandro Zamperini, Andrea Gervasoni dhe Filippo Carobbio.
17 të dyshuarit raportohet se kanë kontakte me organizata kriminale në Singapor dhe në Evropën Lindore të cilat janë të përfshira në montimin e ndeshjeve dhe format tjera të mashtrimeve sportive.
Ndeshjet e sezonit 2010-11 të Serie A, Brescia-Bari, Brescia-Lecce dhe Napoli-Sampdoria, të gjitha janë duke u hulumtuar, si edhe disa ndeshje të tjera të Serie B dhe të divizioneve më të ulëta të futbollit italian.