Angel Di Maria e mori topin nga ana e majtë dhe depërtoi brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit për ta shënuar golin e parë (35’) dhe të vetëm në gjysmën e parë.
Cristiano Ronaldo shmangu kurthin e pozitës jashtë loje dhe pranoi një top nga Di Maria për ta dyfishuar epërsinë (65’).
Golin e tretë për mysafirët e shënoi Marcelo i cili u asistua nga Karim Benzema në minutat shtesë (90’+2).
Kjo fitore e përforcon Real Madridin në krye të tabelës me gjashtë pikë më shumë se Barcelona që takimin e kësaj xhiroje e zhvillon ndaj Levantes (porse nuk duhet harruar se Blaugranët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar).





