Fitore minimale e United

Manchester Unitedi ka shënuar vetëm një gol si mysafir i Aston Villas, në takimin e zhvilluar të shtunën në Villa Park.
Djajtë e Kuq ishin më të mirë në fraksionin e parë të lojës, dhe ishte pikërisht kjo periudha kur e shënuan golin e vetëm.

Heroi i takimit rezultoi Phil Jones, i cili shënoi golin me vlerën tre pikë (20’), pas krosimit të Nanit.

Pas javës së 14-të, Manchester Unitedi mbetet pesë pikë prapa liderit Manchester City.