Ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, i ka këshilluar Rossonerët që të transferojnë dyshen e sulmit të Bluve, ndërsa Galliani ka pranuar se prej kohësh e admiron lojtarin nga Bregu i Fildishtë.
“Ancelotti është dikush që e njeh futbollin e tij. Ndoshta do t’i transferojmë të dy lojtarët”.
“Anelka është lojtar i shkëlqyer, megjithatë unë kam ëndërruar për transferimin e Drogbas që kur luante për Olympique de Marseille”, ka thënë Galliani për La Gazzetta dello Sport.





