“Me siguri se nuk do të shesim asnjë lojtar. Trajneri nuk e dëshiron këtë dhe unë pajtohem plotësisht me të”, ka thënë Rummenigge për faqen zyrtare të Bayernit.
Komentet e tija vijnë pas spekulimeve se disa nga lojtarët nuk janë të kënaqur me rolet e tyre si zëvendësues dhe dëshirojnë të largohen.





