“Kur vini në një stadium të tillë, askush nuk pret rezultat të tillë. Ne e kemi ditur se nuk do të jetë lehtë. Më pas goli i hershëm na dha avantazhin”.
“Turqia pasoi mirë topin në pjesën e parë, por në vend të tyre ne shënuam golin. Më pas e shënuam edhe një gol tjetër në pjesën e dytë. Ne e merituam fitoren edhe me më shumë gola. Ishte fantastike. Dua të përgëzoj lojtarët e mi për paraqitjen”, tha Bilic.