Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin Wembley ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të Tre Luanëve.
Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë interesante, e cila përfundoi pa gola.
Me të filluar gjysma e dytë erdhi goli i Anglisë. James Milner fitoi një gjuajtje të lirë, të cilën e ekzekutoi në drejtim të Darren Bent që goditi me kokë, ndërsa topin e kthyer e plasoi në rrjet mesfushori i Chelseat, Frank Lampard (49’).
Në takimet tjera miqësore, më herët Meksika e ka mposhtur Serbinë me rezultat prej 2-0, me dy gola të shënuar nga ylli Manchester United, Javier Hernandez.
Ndërsa një humbje befasuese prej 4-1 e ka pësuar Norvegjia nga Uellsi.





