Zubizarreta: Messi nuk ka çmim

Drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta thotë se Blaugranët nuk mund ta vlerësojnë me një çmim futbollistin më të mirë në planet, Lionel Messin.
Madhështia e Messit është aq e madhe, sa që Zubizarreta e konsideron fituesin e topit të artë si pa çmim.

“Është e vërtetë se Messi është i madh, dhe është e vërtetë se për gjithë paratë që janë në futboll, nuk ka asnjë lojtar që është si ai”, theksoi ai për AS.