Rooney: Unë, kapiten i United dhe Anglisë

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney synon që të bëhet kapiten i klubit të tij dhe i kombëtares angleze, edhe pse është vetëm 25 vjeç.
“Po, unë mendoj se do të ishte nder i jashtëzakonshëm. Unë kam qenë kapiten në mënyrë të ndarë një herë, por që të jem në mënyrë të përhershme, do të ishte nder edhe më i madh për mua”, theksoi ‘Wazza’.

Wayne Rooney e ka filluar sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme duke shënuar plot nëntë gola në gjashtë ndeshjet e para në Ligën Premier.