Zamparini: Napoli më i mirë se Juventusi

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, e vlerëson Napolin si një ekip më superior se Juventusin.
Napoli është një pikë poshtë liderëve pas fitores kontroverse 3-0 ndaj Interit gjatë të shtunës.

“Napoli është një ekip më i fuqishëm për momentin. Ky ekip i Napolit vlen më shumë se Juventusi për momentin, në aspekt të teknikës dhe fuqisë së skuadrës”, ka thënë Zamparini.