“Rezultatet që kërkojmë ende nuk po materializohen, ne kemi përjetuar një numër të madh dështimesh. Shpresoj kundër Kilit të fillojmë të fitojmë”, ka thënë Messi.
Argjentina pret Kilin në Estadio Monumental gjatë të premtes, para se të udhëtojë në Karakas për t’u përballur me Venezuelën gjatë të martës së ardhshme, që të dyja ndeshjet të vlefshme për kualifikimet për Botërorin Brazili 2014.





