Mertesacher u transferua te Arsenali në fund të afatit kalimtar veror dhe e ka pasur vështirë të adaptohet megjithëse ndeshje pas ndeshje po shfaq formë më të mirë.
“Keni besim në gjermanët. Ai po adaptohet mirë. Ai është më agresiv tani. Ai është lojtar shumë inteligjent dhe që do të jetë aset i madh për ne. Ai është sikurse Tony Adams. Nuk është një prej mbrojtësve më të shpejtë, por e përdor trurin”, theksoi francezi.





