Mesfushori i përfaqësueses së Gjermanisë dhe i Real Madridit kishte zgjedhur të luajë të luajë për vendin ku është lindur dhe rritur – Gjermaninë, edhe pse ai vjen nga një familje turke.
“Është e mundshme që njerëzit të fishkëllejnë, por kjo nuk më pengon mua. Mund t’ia dal me situata të tilla në mënyrë profesionale dhe t’i pengoj ato”.
“Mendoj se turqit janë krenarë me mua. Ata janë krenarë që kanë një lojtar të rregullt te Real Madridi. Unë kam përjetuar respektin që ata kanë treguar për këtë dhe shumë njerëz e pranojnë dhe respektojnë vendimin tim për të luajtur për Gjermaninë”, ka thënë Ozil.





