Klubi anglez u përpoq të nënshkruajë me francezin edhe gjatë afatit kalimtar veror, por dështoi në këtë përpjekje. Tash Arsene Wenger e ka identifikuar M’Villan si cakun kryesor, pasi javën e kaluar mori lajmin se Jack Wilshere do të jetë jashtë fushe për pesë muaj.
Arsenali madje raportohet se është i gatshëm të thyejë rekordin e klubit duke ofruar 29 milionë euro për 21-vjeçarin.





