Motta: Messi do të kalojë te Interi

Mesfushori i Interit, Thiago Motta shpreson që lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi në një të ardhme të transferohet te gjiganti italian, Inter.
29 vjeçari mendon se Messi mund të vendosë të largohet nga Camp Nou në të ardhmen, ndërsa beson se klubi italian do të ishte opsion i parë për të, pasi gëzon admirim të veçantë për zikaltrit.

“Nëse Messi largohet nga Barcelona, atëherë ekipi i parë të cilit ai do t’i bashkohej është Interi. Ai është i ri, por herët apo vonë do të vijë momenti i ndryshimit për të”, theksoi Motta.