Edicioni i 20-të i Kampionatit Botëror pritet të fillojë të enjtën më 12 qershor, 2014, me ndeshjen hapëse që pritet të fillojë në ora 17:00 të kohës lokale braziliane.
Ekipet pritet që të kenë udhëtime të gjata deri në 2000 kilometra pasi secili ekip duhet të pozicionhet në ndonjë prej qyteteve kryesore të Brazilit, pasi FIFA ka refuzuar që ekipet të jenë të pozicionuara pranë stadiumeve ku do të zhvillohet faza grupore.
Gjysmefinalet do të zhvillohen më 8 korrik dhe 9 korrik në Belo Horizonte respektivisht Sao Paulo, përderisa Brasilia do të jetë nikoqire e sfidës për vendin e tretë.
Finalja do të luhet në Maracana të Rio De Janeiros të dielën më 13 korrik, 2014 në ora 16:00 sipas kohës lokale braziliane.
Të gjitha 64 ndeshjet pritet të luhen në 12 qytete të Brazilit. Nikoqiri e ka fituar pesë herë trofeun, më shumë se çdo skuadër tjetër, përderisa Spanja është kampione aktuale e botës nga viti 2010 në Afrikën e Jugut.