Kaka: Faleminderit për ovacionet!

Mesfushori i Real Madridit, Kaka thotë se ai prekur nga dashuria e shfaqur nga tifozët në Santiago Bernabeu, pas fitores ndaj Betisit ku i gjithë stadiumi u ngrit për t’i bërë ovacione superyllit brazilian.
“Ovacionet vërtet më bënë të ndihem i lumtur. Është me rëndësi për mua që të përmirësohem”.

“Mendoj se është ndeshja e tretë që po luaj pranë Ozilit. Ai është futbollist inteligjent. Është lehtë të luash pranë tij. Të gjithë jemi të kënaqur me formën e tij”, deklaroi Kaka.