Allegri: Fitorja në moment të duhur

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka deklaruar pas fitores ndaj Palermos se ajo erdhi në momentin e duhur për të dalë nga kriza.
“Të gjithë luajtën mirë. Ne në fillim të pjesës së parë shtruam autoritetin dhe më pas u shfaqën aftësitë individuale të lojtarëve tanë”.

“Ishte ndeshje me rëndësi sonte, të gjithë lojtarët e mi e kuptuan se pesë pikët në tabelë ishin pak dhe kështu është dashur të fitojmë. Ndoshta ndaj Juventusit ishim të lodhur, edhe pse kemi qenë në nivel të mjerrë teknik”, potencoi Allegri.