Hernanes shënoi golin e barazimit për Lazion, pasi Pablo Osvaldo kishte kaluar Romën në epërsi, ndërsa ndeshja u vulos nga Miroslav Klose në çastet e fundit të takimit.
“Kjo është një fitore e cila na jep liri. Dhe, në fund ishte një asistim i shkëlqyeshëm nga Matuzalem për Klose dhe ai e bëri [shënoi]. Tash ne duhet të vazhdojmë kështu. Ekipi gjithmonë po përmirësohet dhe meritat për këtë i shkojnë trajnerit Edy Reja”, ka thënë braziliani.
Me tre pikët e reja Lazio ngjitet në pozitën e katërt me 11 pikë, derisa Roma qëndron në të 12-tën me tetë pikë.





