Fabregas rikthehet këtë javë

Cesc Fabregas është në rrugë për t’u rikthyer pas lëndimit që mori dy javë më parë dhe mund të jetë në fushë në ndeshjen e vikendit kundër Sevillas.
Ish-ylli i Arsenalit morri një lëndim në gju gjatë një seance stërvitore para ndeshjes së Barcelonës kundër Sporting Gijon më 2 tetor dhe që atëherë ka punuar në rikuperim.

Fabregas pritet që sot ose nesër të zhvillojë seancë të rregullt stërvitore dhe mund të përfshihet për ndeshjen e ardhshme në La Liga.

Barcelona të mërkurën takohet me Viktoria Plzen në kuadër të Ligës së Kampionëve, por është me pak gjasa që 24-vjeçari të jetë i gatshëm për këtë takim.