Gomez: Do ta fitojmë Bundesligan

Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Gomez, ka thënë se bavarezët do ta fitojnë Bundesligan nëse mbajnë formën aktuale.
“Ne ishim shumë të mirë ndaj Herthas. Nëse luajmë kështu do ta fitojmë titullin dhe do të jem më i lumtur që unë kontribuova. Ne nuk lëshuam rezultatin edhe pse shënuam tri herë për 13 minuta. Sigurisht, në atë situatë qetësohemi dhe sulmojmë mençur”.

“Ne kemi stërvitur vetëm një herë pas ndeshjeve të kombëtareve, por kjo nuk është problem për ne. Ne jemi mësuar të luajmë çdo të tretën ditë, qoftë në Ligën e Kampionëve, qoftë për kombëtaren, sidomos pasi tetë prej nesh luajmë për Gjermaninë”, deklaroi Gomez.