Cambiasso: Humbja, një hap prapa

Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ka deklaruar se humbja në fushën e Catanias ishte një hap prapa për Nerazzurët teksa kriza zikaltër po thellohet.
“Asnjëri prej nesh nuk e ka paramenduar një start të tillë të sezonit, dhe është e vështirë për t’u analizuar – jam i sigurt se është një kombinim faktorësh”.

“Është zhgënjyese pasi kemi filluar t’i kthenim gjërat në ndeshjet ndaj Bolonjës dhe CSKA-së, por tani jemi një hap prapa. Duhet të mbesim të qetë”, ka thënë Cambiasso.