Nga Wolfgang Ischinger
Komentatorë në të dy anët e Atlantikut kanë “shpenzuar” shumë kohë gjatë vitit të kaluar, duke u përpjekur të shpjegojë “çalimin e Gjermanisë”, për të ndaluar krizën e euros. Gërmimi, thellë në historinë e vendit, nga një artikull i kohërave të fundit në “The Economist” doli me një pyetje të thënë nga teologu Martin Luther: Pse duhet t’u ofrohet mëkatarëve një zgjidhje e lehtë shfajësimi? Por ekziston një shpjegim shumë më i thjeshtë se ky: Gjermanët vendosmërisht besojnë në integrimin evropian, por ata kurrë nuk e kanë “përqafuar” plotësisht euron. Analizimi i kësaj paqartësie ndihmon në shpjegimin e veprimeve të Kancelares Angela Merkel, ose hezitimin për ndihmë gjatë kësaj periudhe krize. Dhe kjo na ndihmon në shpjegimin se; pse gjermanët refuzuan në debatin e parë publik fondin e ri të shpëtimi të euros, vetëm për ta kthyer mbrapsht e për ta miratuar nga një shumicë më e madhe në Bundestag. Dhe me e rëndësishme është se, kriza e euros nuk është vetëm një sfidë e madhe, por edhe një mundësi historike për zonjën Merkel, dhe për Evropën. Nëse ajo mund të arrijë të bindë popullin dhe mbështetësit e saj gjermanë, për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit, si një domosdoshmëri për të ruajtur bashkimin’ atëherë është e mundshme jo vetëm për të mbijetuar, por për të dalë shumë më të fortë nga kjo krizë. Por në qoftë se ajo e paraqet thjesht si një mënyrë për të mbështetur euron, atëherë gjermanët mund ta pengojnë këtë proces shpëtimi dhe e gjithë bashkësia do të jetë në rrezik. Gjermanët asnjëherë nuk kishin një “lidhje dashurie” me euron, sepse nuk ia kishin kurrë nevojën. Vendi kishte gjithmonë një monedhë shumë të qëndrueshme, ku të dyja garantonin norma të ulëta të interesit në Evropë dhe simbolizonin suksesin e pasluftës të vendit. Megjithatë, gjermanët e kuptuan se ribashkimi kishte ndryshuar gjendjen aktuale, dhe se hegjemonia e markës gjermane do të ishte e papranueshme për fqinjët e një Gjermanie të bashkuar. Heqja dorë nga monedha e tyre është çmimi që ata e dinin se do të duhet të paguanin për bashkim, pengu, për të siguruar që fuqia e tyre ekonomike nuk do të kthehej në epërsi politike. Gjermanët e nderuan këtë zotim pa u ankuar, sepse e panë atë si mjet për një qëllim të mirë (dhe si të vetmen) mënyrë për paqe të qëndrueshme dhe prosperitet, ishte edhe krijimi i një Evropë të integruar. Por pse hezituan pikërisht tani? Pavarësisht imazhit të fortë gjerman jashtë vendit, në “shtëpi” ajo ndihet më pak e sigurt. “Tretja” e barrës financiare të bashkimit dhe vendosja e euros gjatë dekadës së fundit, nuk janë pranuar aq lehtë dhe janë parë pak si “shtrembër”. Për më tepër, pas rënies së Lehman Brothers, recesioni i Gjermanisë ishte një nga më të thellat ndër vendet e tjera të industrializuara. Po, gjërat janë përmirësuar por brishtësia e eksportit të varur nga modeli i tyre nuk i ka shpëtuar maturisë së gjermanëve. Gjermanët gjithashtu shqetësohen për periudhat afatgjata: rritja dhe përmirësimi i sotëm ekonomik nuk i zgjidh problemet e popullsisë se plakur e të pakësuar, një sistemi të “krisur” arsimor, një sistemi të stresuar mirëqenie, një politikë imigracioni jofunksionale dhe një çorientimi në fushën e energjisë bërthamore. Pastaj mbetet një çështje e thjeshtë e plogështisë politike: Gjermanët janë të dashuruar me gjendjen ekzistuese të (status quo). Sektori privat merr rreziqe, por politikanët jo. Kërkesat për të shpenzuar miliarda në mbështetje të vendeve të tjera nuk u shkojnë për shtat gjermanëve.
Si rrjedhojë, kur shpërtheu kriza, fokusi fillestar i zonjës Merkel ishte teknik, me qëllim riparimin dhe përmirësimin e kontrollit dhe mbikëqyrjen e euro zonës. Gjermanët besojnë se pa kontrollet e duhura, transferimin i thjeshtë i parave është një politike e keqe, e cila vendos stimujt e gabuar. Por tregjet nuk do të presin apelimet dhe miratimin e gjermanëve për ndryshimet e traktatit. Me krizën që kërcënon të përhapet, nga Greqia në vende të tjera, është mëse e nevojshme ndërtimi i një linje të fuqishme mbrojtjeje . Megjithatë, për aq kohë sa kjo mburoje shpëtimi ishte "shitur" vetëm si një masë për të mbajtur euron gjallë, nuk arriti të bindë gjermanët. Gjatë verës, zonja Merkel kuptoi se kjo krizë kërkonte më tepër se një impenjim dhe një “riparim” të thjeshtë. Dhe ajo nënkuptoi aksionet e përfshira: nëse ajo mund të tërheqë Bashkimin Evropian jashtë këtij kaosi fatal, atëherë ajo ka siguruar një vend ndër udhëheqësit më të mëdhenj të Evropës. Prandaj, kohët e fundit ajo filloi të argumentojë se kriza nuk kishte të bënte vetëm me Greqinë apo euron. "Nëse dështon euro", tha ajo, atëherë edhe "Evropa do të dështojë”. Mbështetjen e saj ishte mëse e mjaftueshme për të fituar miratimin për fondin bailout. Por ky fond nëse jemi (me fat, dhe në qoftë se Sllovakia më në fund pranon), mund të ndalë gjakderdhjen. Çështja tani është nëse ajo mund të gjenerojë mbështetje dhe entuziazëm nga gjermanët, dashamires të status-quo, për një zgjidhje afatgjatë dhe si rrjedhoje një ndryshim tjetër në Traktatin e Bashkimit Evropian. Marrja e një rreziku të tillë nuk është pikërisht mënyra tradicionale e të bërit biznes të Zonjës Merkel. Ajo normalisht preferon të veprojë hap-pas-hapi, në mënyrë shumë të kujdesshme dhe duke udhëhequr në një linjë të dytë. Por, siç ka theksuar edhe një vëzhgues, “edhe nëse fenerët tanë të arrijnë vetëm deri në mjegull, ne akoma mund të duam të caktojmë destinacionin tonë përfundimtar në GPS”. Kjo është ajo që bëri edhe Helmut Kohl, si kancelar gjatë viteve 1989 -1990, kur habiti të gjithë vendin dhe të gjithë botën, duke “përqafuar” ribashkimin e Gjermanisë. Ky ishte një hap i guximshëm përpara, dhe funksionoi. Në qoftë se znj Merkel bën të njëjtën gjë sot, duke përcaktuar një strategji nxitëse për eurozonën dhe Bashkimin Evropian, duke u propozuar institucioneve të fuqishme të reja si një ministër i financave evropiane dhe një fond të përhershëm monetar evropian, gjermanët edhe mund të “shfryjnë”, por ata do ta ndjekin edhe pse disa prej tyre mendojnë se mëkatarëve nuk duhet t’u ofrohet një mënyrë e lehtë shfajësimi, siç ka thënë edhe Martin Luther.





