Heroi i ndeshjes ishte Xavi Hernandez, i cili me një goditje nga rreth 27 metra e shtangu portierin Roberto (33’).
Nga minuta e 53-të Granada luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Romeros me kartonin e dytë të verdhë, mirëpo Blaugranët nuk arritën të shënojnë gol tjetër.
Kjo fitore e pozicionon Barcelonën në krye të tabelës, para Levantes dhe Real Madridit, që të mërkurën zhvillojnë ndeshjet e kësaj xhiroje.