Farfan i ofrohet Bayernit

Agjenti i anësorit të Schalkes, Jefferson Farfan, ia ka ofruar Bayern Munichut klientin e tij.
Kontrata aktuale e peruanit skadon në verën që vjen, ndërsa Schalke i ka dhënë ultimatum lojtarit që më së largu deri në tetor ta vazhdojë kontratën.

Megjithatë, duket se bavarezët nuk janë të interesuar për Farfan, pasi janë në kërkim të lojtarit të Borussia Monchengladbach, Marco Reus.