BE-ja nuk po shikon siç duhet në Lindje

 “Polityka”


 

Samiti i vendeve lindore mbajt në Varshavë më 29-30 shtator, por Bashkimi Europian, i zhytur në krizë, bën pak përpjekje për të përmbushur realitetet e Lindjes, të cilat, nga ana tjetër luhaten mes demokracisë e diktaturës.

 

Zx500y290_1166454

Partneriteti lindor është një marrëdhënie e veçantë bashkëpunimi me BE-në, i bazuar në tregtinë e lirë, eliminimin ose reduktimin e kostove të vizave, bursave për studentët dhe mbështetje për shoqatat e fondacionet. Në këto ditë të fundit të shtatorit, pikërisht në mesin të presidencës polake të BE-së dhe një javë para zgjedhjeve politike në Poloni, drejtuesit e 27 vendeve anëtare dhe të gjashtë vendeve fqinje të Europës Lindore, do të takohen në Varshavë për të ripërtërirë partneritetin. Udhëheqësit në Bruksel, arritën të integronin projektin në formulat e bashkëpunimit, iniciativat e fareve, aktiviteteve, zonave dhe platforma të tjera tematike, duke caktuar fonde prej disa miliarda eurosh, por e gjithë kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe asgjë nuk duket se tregon se samiti i Varshavës do t’i japë një shtysë të re projektit. 
Probleme më urgjente 
I kujt është faji? I BE-së, më së shumti. Partneriteti e ka parë dritën dy vjet më parë në Pragë, por në atë rast, udhëheqësit europianë shkuan për të pasur një foto me presidentin amerikan Barack Obama, i ftuar nderi në samit. Fqinjët lindorë të BE-së kanë hyrë vetëm rastësisht në bisedime, të orientuar më shumë në marrëdhëniet e Europës me Amerikën e Rusinë, mbi kolapsin e tregjeve financiare, mbi luftërat në Irak e në Afganistan dhe mbi ndryshimet klimatike. Për më tepër, udhëheqësit e tre vendeve që mbështesin iniciativën e një raporti bashkëpunimi të privilegjuar me vendet e Mesdheut, pra Franca, Italia e Spanja, nuk shkuan në Hradcany. Gjithashtu, në takimin e Varshavës rrezikohet që të ketë disa mungesa. Qeveritë e pjesës më të madhe të vendeve anëtare kanë probleme më urgjente për të zgjidhur. Zona e euros është në krizë, Greqia ndodhet në pragun e falimentimit dhe ka paqartësi të shumta mbi zhvillimin e pranverës arabe.
Edhe partnerët nuk shkëlqyen në lidhje me efikasitetin. Në Bjellorusi, pas një armëpushimi të shkurtër, Lukashenko vuri në rendin e ditës  metodat Spetsnaz (forcat speciale ruse) për të biseduar me opozitën dhe prishi marrëdhëniet me Europën. Në Azerbajxhan, Ilham Aliev siguroi një presidencë për gjithë jetën, të trashëguar nga i ati. Amerika ndjek rrugën e Putinit. Në Gjeorgji, Saakashvilli hodhi në erë projektet demokratike të arrira me revolucionin e trëndafilave. Në Ukrainë, ish-kryeministrja, Julia Timoshenko, është në burg, në mëshirën e një grupi gjyqtarësh që varen nga presidenti pro rus. Nxënësja më e mirë e grupit, Moldavia, është ende e përfshirë në konfliktin me Transnistrinë dhe duhet të merret me gjithë të këqijat e një demokracie të re, në veçanti me një klimë mjaft të përhapur korrupsioni.
Një raport gjithnjë e më bajat
Përsa i përket Europës Lindore, BE-ja është në konkurrencë me vendet e tjera. Ajo është e vetmja që ndikon ndihmat e saj për hapjen e tregjeve ose aderimit për vlerat europiane dhe në lidhje me demokracinë e të drejtat e njeriut. Me sa duket Rusia, Turqia, Irani dhe Kina nuk kanë kërkesa të tilla. Për më tepër, interesi i paktë që Shtetet e Bashkuara tregojnë për këtë pjesë së botës, zvogëlon motivimin e vendeve të rajonit për të krijuar lidhje të ngushta me Perëndimin, ndryshe nga prioriteti i karakterit që Uashingtoni i akordonte Polonisë, Hungarisë, Republikës ceke, Sllovakisë apo Republikave baltike në fillim të transformimit të tyre. Në Ukrainë, mbështetja për anëtarësimin në BE ka shkuar nga 65% në vitin 2002, në 51 % tani. Moska ka qëndruar gjithnjë pranë Brukselit ose Berlinit. Risia është prezantuar sot në Pekin. Asnjë në Armeni e Azerbajxhan, me përjashtim të një grupi të vogël intelektualësh pro perëndimorë, nuk mendon për anëtarësimin në BE. Në Kaukaz, pjesa më e madhe e automjeteve të përdorura vjen nga Dubai dhe jo nga Gjermania. Modeli më i njohur i pasurisë është pikërisht ai i Dubait, ndërsa Europa dhe vlerat e saj mbeten diçka mjaft abstrakte.
Gjashtë partnerët lindorë kanë një pozicion gjithnjë e më kritik mbi BE-në dhe ofertën e saj. Hapja e tregtisë përbën një kërcënim për bujqësinë lokale, pa subvencione bujare. Përsa i përket demokracisë, si Lukashenko ashtu edhe opozita e Kaukazit akuzojnë BE-në se përdor dy masa e dy pesha: Azerbajxhani, i pasur me naftë e gaz, nuk shqetësohet, ndërsa Bjellorusia, shumë më e varfër, është e sanksionuar. Megjithatë, opozita në Baku ndodhet në një situatë shumë më të keqe se sa në Minsk. 
Për të ringjallur projektin e partneritetit, BE-ja duhet t’u dërgojë një sinjal të fortë popullsive të Lindjes, për shembull, duke hequr vizat për qytetarët e Ukrainës, Moldavisë e ndoshta të vetë Rusisë. Mosbesimi rus ndaj projektit u mund kryesisht për shkak të punës së diplomacisë polake dhe pse Moska vazhdon t’i shohë vendet e përfshira në projektin e Partneritetit Lindor si pjesë përbërëse e sferës së saj së veçantë të ndikimit. 
Suksesi i Partneritetit nuk varet nga vendimi i Rusisë, por nga interesi real që do tregojë BE-ja për këtë projekt. Një element ky, që sot duket se mungon. 

“Polityka” është një nga të përjavshmet kryesore polake, e themeluar më 1959, me një paketë aksionesh që kontrollohet prej vetë gazetarëve të saj