Në gjysmën e parë të takimit skuadrat ishin më të përmbajtura duke zhvilluar një lojë relativisht të barabartë, ndërsa i tillë ishte edhe rezultati, 0-0.
Me të filluar gjysma e dytë, mysafirët u treguan më të vendosur duke krijuar raste të njëpasnjëshme, por i jashtëzakonshëm rezultoi portieri Alves me intervenimet e tij.
Mirëpo, pas një pasimi të bukur të Florent Malouda, Frank Lampard e la të shtangur ‘të pamposhtshmin’ Alves për epërsinë e Bluve (56’).
Në vazhdim të ndeshjes, vendasit e dominuan takimin duke e kërkuar golin e avantazhit, mirëpo përkundër rasteve të shumta e kishin të vështirë të shënonin.
Vetëm në minutën e 87-të, Los Che e nivelizuan ndeshjen përmes Roberto Soldados, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Takimi tjetër i Grupit E, i zhvilluar ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Racing Genk, ka përfunduar me fitoren e gjermanëve prej 2-0.
Pas xhiros së dytë, këtij grupi i prin Chelsea me katër pikë, ndërsa Leverkuseni ka tre pikë në vend të dytë.





