Moratti i kënaqur me punën e Ranierit

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i lumtur me ndryshimet që ka pësuar skuadra që pas angazhimit të Claudio Ranierit në postin e trajnerit.
“Ranieri ka filluar shumë mirë dhe ai e ka marrë kontrollin mbi skuadrën në nivel psikologjik”.

“Nuk ka qenë lehtë, por këto dy rezultate (fitoret në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve) janë shumë të rëndësishme”, citon La Repubblica fjalët e Morattit.