Me 30 minuta të mbetura, Tevez supozohet se është ftuar nga Roberto Mancini, por ai kishte refuzuar të luajë në Allianz Arena, me italianin që më vonë tha se ai ishte tronditur nga qëndrimi i sulmuesit dhe tha se ai kishte ‘përfunduar’ me argjentinasin. Por Tevez thotë se ai është keqkuptuar dhe ka kërkuar falje për tifozët e Cityt.
“Do të doja të kërkoj falje për të gjithë fansat e Manchester Cityt, me të cilët gjithmonë kam pasur një lidhje të fuqishme, për çdo keqkuptim që mund të ketë ndodhur në Munich. Ata e dinë se kur unë jam në fushë gjithmonë kam dhënë më të mirën për klubin”.
“Në Munich gjatë të martës jam nxehur dhe isha gati të luaj. Kjo nuk është koha e duhur për t’u futur në detaje rreth asaj se pse kjo nuk ndodhi. Por unë dua të deklaroj se kurrë nuk kam refuzuar të luaj”.
“Kishte një konfuzion në stol dhe besoj se qëndrimi im mund të jetë keqkuptuar. Sa i takon të ardhmes unë jam i gatshëm të luaj kur kërkohet dhe të plotësoj obligimet e mia”, ka thënë Tevez.





