Sacchi: Conte, i mirë për Juventusin

Ish-bosi i Milanit, Arrigo Sacchi ka vlerësuar lartë punën e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, duke thënë se ai tashmë është trajner i madh.
“Antonio është një prej më të mëdhenjve. Ai është dikush që beson në ide dhe punë të madhe. Ai dëshiron t’i japë ekipit identitet”.

“Ai është strateg që ka ndërtuar një ekip të fortë dhe të cilit ai dëshiron t’ia ndërrojë mentalitetin. Ai e di se ka ekipe më të mira se Juventusi, por me shpirtin që po ia reflekton ekipit, ai shpreson të arrijë diku”, tha Sacchi.