Carlos Tevez refuzoi të luante ndaj Bayernit kur ishte kërkuar nga menaxheri Mancini dhe kjo ka ngritur spekulime të shumta në mediat britanike për të ardhmen e sulmuesit. Kështu, zyrtarët e Cityt ndaluan gazetarët të flasin për këtë çështje.
“Pyetjet në lidhje me Carlos Tevezin, sjelljet e tij të martën dhe dënimin që do ta presë, e ardhmja e tij, janë të ndaluara në mënyrë strikte në këtë konferencë shtypi dhe nuk do të kenë përgjigje”, theksoi Victoria Kloss, zyrtare për media e klubit nga Eastlands.





