Ibra i gatshëm për Juventusin

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ai është i gatshëm për ndeshjen e vikendit përballë Juventusit.
Suedezi është rikthyer nga lëndimi në fitoren 2-0 të mesjavës në Ligën e Kampionëve ndaj Viktoria Plzen, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.

“Është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe, mbi të gjitha, goli im i parë që nga lëndimi. Ndjehem mirë dhe shpresoj t'ia dal edhe më mirë të dielën. Kam luajtur gjithë ndeshjen dhe nuk ndjej më probleme”.

“Të dielën në mbrëmje është Juve, klubi im i vjetër. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të shkojmë në Torino për të fituar”, ka thënë Ibra për Gazzetta dello Sport.

Related Posts: