Fitojnë Topçinjtë

Arsenali ka arritur të dalë fitues përballë grekëve të Olympiakos Piraeus, të cilët i ka mposhtur me rezultat 2-1 në takimin e zhvilluar në Emirates.
Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me anë të Alex Oxlade-Chamberlain (8’) dhe Andre Santos (20’), ndërsa David Fuster ngushtoi epërsinë për mysafirët.

Ky rezultat mbeti deri në fund të takimit, pasi në gjysmën e dytë nuk pati gola.

Nga ana tjetër, me rezultat 3-0, Marseille e ka mposhtur kampionin e Gjermanisë, Borussia Dortmund, për të kryesuar në Grupin F me gjashtë pikë.

Related Posts: