Blaugranët shënuan pesë herë në shtëpi të BATE, duke treguar se edhe këtë sezon janë një nga favoritët kryesorë për ta fituar këtë garë.
Me autogolin e Volodkos u hap seria e golave, ndërsa Pedro Rodriguez (22’) dhe Lionel Messi (38’) vendosën rezultatin e pjesës së parë.
Në gjysmën e dytë, Messi shënoi golin e dytë personal (56’), ndërsa David Villa vendosi rezultatin përfundimtar në fund të takimit.
Ndërkohë, rikthimi i Zlatan Ibrahimovic te Milani ishte mjaft frymëzues në fitoren prej 2-0 kundër Viktorias.
Boshnjaku me pasaportë suedeze kaloi në epërsi Rossonerët nga pika e bardhë (53’), ndërsa i njëjti lojtar ishte asistues në golin e dytë, të cilin e realizoi Antonio Cassano (66’).
Me nga katër pikë në dy takime, Barcelona dhe Milani kryesojnë në Grupin H.





