“Forbes”
Mendoni pak se kush po ia kalon mirë në Kinë? Zyrtarët e Partisë Komuniste, natyrisht. Mbi 90% e njerëzve më të pasur në Kinë janë anëtarë dhe zyrtarë të Partisë Komuniste. Kjo e dhënë është shpallur në revistën prestigjioze Forbes. Dhe, vit pas viti, numri i super-miliarderëve rritet në hijen e Murit të Madh Kinez. Sipas John Lee, një studiues në Institutin Hudson në Uashington, "rezultatet e këtij hulumtimi janë një shenjë shqetësuese në një vend ku klika në pushtet pretendon se shërben popullit me vetëmohim dhe me një frymë shërbimi, ndërsa nga një vështrim më afërt del sesi pasuria është e shpërndarë në mënyrë të shpërpjesëtuar dhe kundërshton idenë se modeli i tyre autoritar është e dobishëm për shumicën e popullit kinez”. Gjithashtu Lee vuri në dukje se ndërmarrjet private në Kinë janë shumë të shfavorizuara nga politika që i rezervon një trajtim preferencial ndërmarrjeve shtetërore, që të ardhurat e të cilave përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha të hyrave të gjeneruar nga kompanitë kineze çdo vit dhe kanë pothuajse dy të tretat e të gjitha aseteve fikse në Kinë. "sektori ekonomik më i rëndësishme dhe fitimprurës i janë rezervuar ndërmarrjeve shtetërore - vazhdon Lee - dhe ajo çfarë del pas pa shumë befasi është se dy të tretat e anëtarëve të bordit dhe tre të katërtat e drejtuesve të SHtetit janë zyrtarët ose anëtarë të Partisë”. Sipas Lee, në bazë të këtij sistemi, mbi një miliard njerëz që jetojnë në Kinë kanë pak gjasa për ndarjen e fryteve të rritjes ekonomike të Kinës, pasi shumica e pasurisë përfundon në duart e një rrethi të vogël njerëzish . "Të ardhurat neto të më shumë se 400 milionë njerëzve ka stagnuar për dekadën e fundit - konkludon studiuesi - dhe nivelet absolute të varfërisë janë rritur në të vërtetë gjatë të njëjtës periudhë”. Lista Forbes e Kinës 400 tregon një numër rekord të 146 miliarderëve (në dollarë amerikanë). Në vitin 2010 ishin 128. Në mesin e 146 miliarderëve në listë, 12 janë gra dhe tetë janë nën moshën 40 vjeç. Një kërkim i disa muajve më parë në Qendrën e studimeve të Konfederata tregoi se deri në vitin 2015 klasa e pasur e Kinës do të jetë numerikisht ekuivalente me atë të Francës, Gjermanisë dhe Italisë: 201 milionë njerëz, të barabartë me 14.5% të popullsisë, për të rritur në të ardhshmen deri në 424 milionë brenda muaj vetë fundit të 2020, " me një madhësi të krahasueshme me atë të të gjithë popullsisë së Europës Perëndimore”. Në fund komunizmi në salcë kineze, është larg nga arritja e diktaturës së proletariatit, dhe i ka dhënë kohë një prej operacioneve më masive kundër shfrytëzimit të punëtorëve. Sepse numrat flasin vetë...





