A mund ta shpëtojë Kina borxhliun europian?

 Nga Fareed Zakaria (Uashington Post)


 

Kriza Evropiane nuk është më vetëm një krizë evropiane. Ajo u shndërrua në diçka që mund të “gëlltisë” lehtë ekonominë globale. Për shkak të madhësisë së saj, sepse përfshin qeveritë dhe jo vetëm bankat dhe për shkak se po vjen një moment dobësie  i pakontrollueshëm dhe pikërisht kjo krizë është më e rrezikshme se ajo qё erdhi nga rënia e Lehman Brothers, e cila kishte paraqitur shenja falimentimi qё tre vjet më parë. 
Problemi i vërtetë është Italia jo, Greqia. Greqia është një shtet,”xhuxh” që përfaqëson vetëm 2% të prodhimit të brendshëm bruto të Bashkimit Evropian. Italia është një shtet pjesëtar i G-7. Borxhi i Italisë është 1.9 trilion €, ose 120% e  ekonomisë së saj, qё rezulton një përqindje edhe mё e madhe se borxhet e Spanjës, Portugalisë, Irlandës dhe Greqisë të kombinuara e tё marra se bashku. Obligacionet dhe bonot e Italisë tregtojnë 4% më shumë se ato të Gjermanisë, situatë e paparë ndonjëherë në historinë e euros dhesi rezultat shumё e paqëndrueshme,  Besohet se Italia është shumë e “madhe” dhe e fortё  për të dështuar, por mund të jetë edhe shumё e “vogël” për tё duruar dhe shpëtuar. Disa kanë bërë thirrje për krijimin e " euro bonove", e cila do ti lehtësojë e sigurojё Gjermanise rrugën  për të garantuar shlyerjen e borxhit tё Italisë, Spanjës, Greqisë dhe vendeve të tjera me probleme.  E hedhur nё  letër, ky propozim ёshtё njё zgjidhje  “elegante” dhe e shpejtё. Por a ka premisa qё të ndodhë realisht. Konsideroni me kujdes se : Populli gjerman dhe qeveria kanë kundërshtuar fuqimisht kёtë zgjidhje. Gjykata e lartë e Gjermanisë vendosi se kjo zgjidhje është pak  jo-kushtetuese. Minuta të tilla kur obligacionet dhe  bone të hidhen nё letër e ti miratojë   Italia,Greqia dhe të tjerët do të humbasin të gjitha iniciativat për tё bërё e “udhëhequr”   këto reforma tё dhimbshme; ata mund të marrin hua të gjitha paratë që kanë nevojë nga Gjermania, por gjithmonë duke u bazuar nё subvencionet dhe  normat gjermane , kështu që pse duhet tё shkojnë përmes këtij procesi pune tё  zymtë ristrukturimi? Gjermanët e dinë këtë ,prandaj edhe kundёrshtojnё kaq fuqishëm. Në mënyrë të ngjashme, ideja e tatimeve koordinimi dhe shpenzimet nga Brukseli duket si njё ide  e mirë në letër, por është mёse e qarte se s’ka për tё ndodhur kurrë.  Qeveritë nuk do ti dhurojnë funksionet e tyre kryesore të tilla si taksat. Ekziston një opozitё e përhapur për të ceduar këto kompetenca drejt  një burokracie evropiane dhe gjykatat e shumë vendeve ndoshta do ta përdorin atë si një shkelje kushtetuese. Edhe nëse këto pengesa mund të kapërcehen,do tё duhet një dekadë për të përcaktuar nëse një bashkim I tillё fiskal do tё ndodhe me tё vërtetë.  Qё kjo gjë tё ndodhë tregjet duhet të sigurohen tani. Duke u  përballur me një krizë të ngjashme në vitin 2008, Sekretari I atëhershëm i Thesarit, Henry Paulson foli për nevojën e një “bazooke”, një armë e madhe dhe  mese e mjaftueshme për të “trembur”  tregjet e për ti nënshtruar ata. Por fatkeqësisht Evropa nuk e ka një të tillë. Edhe pse  Gjermania ka një raport të borxhit të GDP-së prej 83%, nuk po mundet ti besojё e ti  nxjerrё jashtë telasheve  italianët dhe spanjollët. Së bashku ata duhet tё sigurojnë e tё vёnё nё lëvizje mbi 600 miliardë euro të borxhit dhe kjo duhet tё arrihet para fundit të vitit të ardhshëm. Por kush e posedon këtë shumё tё majme parash? Aktualisht,10trillion$ të rezervave valutore kanё ngelur pezull  nё gjithë globin. Kjo është shuma e vetme, e cila mund ti nxjerrё nga balta e mund tё krijoje armёn e shumëpritur tё” bazookёs”. Fondi Monetar Ndërkombëtar mund ti drejtohet  mbajtësve kryesor tё rezervave, të cilët janë: Kina, Japonia, Brazili, Arabia Saudite  dhe ti  kërkojё  një linjë kredish prej një shume 750billion$ .FMN-ja pastaj do të zgjasë atë kredi për Italinё dhe Spanjën, por do tё  insistojë në vëzhgimin nga afër tё reformat ekonomike, duke i ofruar këto fonde  vetëm kur  ristrukturimi të fillojё . Kjo linjë krediti do të mbulojë kostot e huamarrjes të të dy vendeve për dy vjet rradhasi. Kushtet e FMN-së do të sigurojnë që Italia dhe Spanja tё jetё nën presion, nё lidhje me  reformat  dhe zhvillimin e  kushteve nё   rritjen ekonomike. Por çfarë do tё përfitojnë kinezёt nga kjo situatё , tё cilët do tu duhet tu kushtojnë këtyre vendeve,  tё paktën gjysmën e fondeve, por të cilët tashmë kanë refuzuar me edukatë propozimin e  italianëve? Kina investon rezervat e saj të këmbimit të huaj në kërkim të likuiditetit, të sigurisë dhe të kthimit të mirë. Dhe kjo e tregon mёse qartё, se ata nuk janë duke u përpjekur për tё shpëtuar botёn .Kryeministri Wen Jiabao bëri pak “ zhurmë”  inkurajuese këtë javë, duke nënkuptuar se ai do të rrisë blerjet, duke  kërkuar në këmbim një akses me tё madh nё tregun evropian. Kjo është klasike e diplomacisё kineze:  tё kujdesshëm dhe tё  fokusuar ngushtë në interesat e saj. Ka ardhur koha për Kinën që të miratojё e ndërmarrё  një koncept më të gjerë rreth interesave të saj dhe të bëhet një "aktor përgjegjëse" në sistemin global. Kriza Evropian sё shpejti do të transformohet nё një krizё globale, ndoshta edhe nё recesionin e dytë botëror. Dhe një  recesioni i dytë do të jetë më keq sesa I pari, për shkak se qeveritë nuk kanë më ndonjë mjet monetar dhe fiskal, për tё luftuar e përballuar krizën. Kina do të humbasë me  shumë nga një skenar i tillë, sepse konsumatorët e saj në Evropë dhe Amerikë do të ndalojnë ose mё mirё kufizojnë  shpenzimet e tyre.  Dhe sigurisht, Kinёs do ti duhet të marrë diçka në këmbim për “bujarinë” e saj. Kjo mund të jetë një  nxitje për ti  dhënë Kinës një rol kryesor në FMN. Në fakt, mund të jetë e nevojshme ose mё mirё na është bёrё e qartë se Christine Lagarde do të jetë kreu I  fundit jo- kinez i organizatës. Në një botë të mbytur në borxhe, fuqia i shkon kreditorëve. Pas Luftës së Parë Botërore, vendet evropiane janë goditur nga borxhet dhe Gjermania u godit nga pagesat e kompensimit. I vetmi vend që mund të siguronte kredi ishin Shtetet e Bashkuara. Për Amerikën, sigurimi I dëshpëruar I parave për  Evropën ishte edhe hyrja e saj në pushtet, një proces që në fund të fundit solli një lojtar të fuqishëm të ri në mes të tabernakullit global. Kriza e sotme është mundësia e Kinës për tu bërë një "aktor përgjegjës”.

Bank-of-china