Fahredin Shehu |
Eliksir Është vetëm një bulë e eliksirit në fund të kupës tek fle si qingji Ata tani e quajnë Zëmra, unë e quaj shpirt i kontaminuar, e ti mund ta quash kokërrza të rubinta të shegës Por ne më të thjeshtit të quajturit entitete humane mund vetëm të duam dhe kaq na mjafton Të vuajmë për njëmijë vjet dhe një ditë më shumë Ai i cili është gafil është injoranti më i lumtur botëror por unë jam njëri i cili erupton kunitesencën duke mos ditur për kë Duke mos ditur për ç’arsye qëllimi kurrë nuk e shfaq glamurin e vet praprakisht Për vërenë, për dashurinë ose madje vetëm për hirë të manifestimit të tij më të pastër Në kohët kur fjalët renditeshin në pejë bujshëm të përdredhur në kalemin prej kafkash njerëzore Xherdani i vargut e zbeh shkëlqimin e vet, s’ka të vërtetë që gurgullon nga gurra e saj që ta shuaj etjen e shpirtërave tanë të etshëm Ne shpirtërat e uritur për një kafshatë hyjnore ravgojmë këtu si shpirtërat e viktimave të vetëvrasjes Stomakët bosh të gjenive vetëm për një mbërthim të së vërtetës të cilën kurrë nuk e dëgjuan madje as si tingull insekti Asnjëherë si tingull të rënies së shpirtit të ngrirë në nefrit të cilin më vonë ti mund ta shohësh si Galatean e esencës hyjnore maternale Kornukopia e bekimeve latente pret Mungesa e Dashurisë me krenari shpërthen tregon gjenitaliet e veta pa një pikë turpi Unë vërtitem si bletë duke kërkuar nektarin e urtisë ta ushqej Amëzën time Dhe dhuroj asaj jetë amshimi me xhel mbretëror tek kullon me elegancë nga fundi deri në kërthizë. Teofanitë Pështyma e granuluar tek më mbeti në fyt Ditë e gjatë mes dimrit dhe pranverës Gjendjen tek ma njohin miqtë vetëm ca Dashurinë çdo krijesë tek e ndjen Kopilat që më spërkasin me urrejtje Dhe ata të cilët e ndrrojnë emrin dhe fenë Kjo shumësi e dukshme ngulfatëse krijesash e manifestimesh bizare Nervatura ime shpirtërore u forcua Shpirtocitet hedhin vallen e kombit të lashtë e të heshtur Dashuri Ata që bëjnë sekse në ajër si mizat pjellin foshnje urrejtjesh A vriten foshnjet është pyetja jonë Ne shumësi e padukshme krijesash dhe manifestimesh hyjnore Ne teofanitë e përherëshme vezullojmë në zemrat e çiltëra Si dielli në bulat e vesës së mëngjeseve plot erandje vetyveri ambergrisi limoneni dhe kundermime të lehta civeti moschusi e djersash njerëzish të lodhur nga puna Ne flasim ne këndojmë ne pikturojmë Me akt pa qitur asnjë rrokje nga gojat tona hyjnore Ne spërkasim pluhur të praruar Shikojmë në sy drejt në sy bojë unaze Saturni dhe puplash nga bishti i palloit Ne ndërtojmë tempullin kubik dhe lozim shahun në kub Ne duam truallin ku parakaluan shputat e mysafirëve të Musës dhe Lutit më parë Ne këndojmë me Serafimët e sferave të larta në sikronicitet këndojmë Këtu sjelim harenë në zemrat e atyre të cilët paraklojnë në procesione nëpër Makadamin e smagradtë Aty ku rrallë shkohet Ne dijmë përmendësh Xhefrin dhe dhjetë Sefirote dhe lexojmë librin e Arkangjelit Raziel Adam Kadmonin e shoqëruam në vetminë e tij para se të ndahej e të trupëzohej në dheun të cili njerëzit do ta përgjakin nëpër shekuj Ne i tham Xhonit në lumin Jordan të shkoj e ta babtizoj Jezusin të jetë udhëzues Për ata të cilët pak dinë Ne i thamë Varakës ta përgatis Muhamedin që të jetë udhëzues i atyre të cilët kërkojnë të vërtetën Ne i thamë Bahaullahut t’u rrefej njerëzve të kujdesen për gruan dhe nënë Tokë Përndryshe në 1000 vite të ardhëshme ushqimi i vetëm i tyre do të jenë vetëm farët dhe uji Ne i thamë Gibranit ta filloj Teurgjinë për 1000 vite të ardhëshme tëë jetë prehje e vetme artistike për njerëzit kreativ Ne i thamë Fahredinit të shkruaj sa më shumë e të hesht si guri i kanjoneve Derisa ta gjej pikën kumbuese Ne... | U lind në Rahovec në jugperëndim të Kosovë më 1972. Studimet universitare i kryen në Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale dhe vijon shkallën e tretë në Letërsi të Përgjithshme. Aktivisht merret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual. Shkruan vështrime estetike për artin pamor Është ekspert i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore. Ka botuar krijimtari poetike dhe ese ne gazeta te perditeshme dhe revista periodike ne Kosove e Shqiperi, Tuzla, Sarajeve, Bosnie dhe Hercegovine,ne Vojvodine, Hollande, Turqi, New York, SHBA. ka marre pjese ne ekspozita nderkombetare te kaligrafive dhe ne veprimtari letrare ne vende te ndryshme. Palloi Ma kanë djegur këngën tënde Që e shkrova pakëz para se Ta vrasin qenien e këtij populli Por do ta shkruaj sërish më Ndryshe më me bojë më me Tingull më me dashuri Palloi im mbretëror Hojet Kemi bërë hojet nga dylli frymor Po mbledhim polenët dhe nektaret T’i mbushim kupëzat këndore Me balsam shëruam plagë radioaktive Me aloje qetësonim shpirtin e tevona të kallet si me absinth Gurëve u dhuruam emra dhe pozita në trup në përfundime nervore të tubëzuara si konstelata qiellore shkencëtarët i emërtuan ganglie Diçka në shpirt më therr rrufeshëm Plaku im shtrydh kokrrat e rrushit me polifenole Nusja ime puth engjëjt me vula mes dy krihëve çupëza ime më ngjan mua më shumë se sa unë vetën kur e shikoj në pasqyrë kosmike Biri im harroi buzëqeshjen me tullumbace qyrrash në një zgavër dhe në tjetrën tuba neoni Nëna ime gatuan ushqime dhe mbush kupa me verë kosmike për të gjithë vetat tona në banket t’i ftoj të eglendisen të gjithë Vëllau im prêt miq vërtitës, ravgues Motra thurr sexhaden që rrëfen misteret duke u lutur në të Ne vetat e ndryshme sëbashku hartojmë planin e hamronisë botërore Në kenobiumin tonë përsiasim si t’i pushtojmë teritoret e pëlleshme Ku dashuria farë mund të hedh Injoranti im jeton pa barrën e dijes dhe shabakohet për ne jeton qetë dhe na përqesh Tregtari im u hutua me çmendinë tonë Gjeniu im ngulfatet nga fjalët të cilët askush nuk ua vë veshin Artisti im ngrin frymën prodhon stalaktite fjalësh Xhini im më mëson ta zë mushkojën e moçalit dhe me pejë të kuq mëndafshi ta lidh për kofshën e këmbës së majtë Demoni im është Eudemon dhe më udhëzon që së pari të puth pas ofendimit e pastaj mund të pshtyej nëse jam lënduar Engjëlli im orvatet të më argëtoj me melodi të shumëta MP3 të ruajtura në silikon Hutia ime flet amnorçe dhe pyet Kush të lexon ty o jetim i etshëm Në vend timin i përgjigjet Feja Bukuroshja elegante tek i rri ballë moshës e I thotë Bota do të jetoj edhe pas 2010 edhe pas 3012 Hoja ruan mjaltën me mijëra vjet Kjo nuk është poezi Fjalët mos të të hutojnë Derisa çpiket mënyra e re e komunikimit Kjo do ta kryej punën e vet Kjo është Teurgji nga farmakopeja e serafimëve |