Iliriana Sulkuqi |
Dashuritë e mia Një dashuri tepër e fshehtë, një dashuri pa fjalë e shëtitje më mësoi se bota për-rreth meje, ishte përrallë fëmije…. Një dashuri, që s’e jetova, që më dha veç dhimbje… më mësoi se brenda vetes, bota s’paska vetëm lindje… Jetova një dashuri, që e jetoj për gjithë jetën, dy herë vura kurorë-nëne, që të jetoj të vërtetën….. Shkurt, 2000. Dhe pse u thinja Dhe pse u thinja për n jë natë dhe pse një shekull kam jetuar… kam lindur sot në orën shtatë, në një mëngjes të dielluar…. Unazat Unazë, Në gishtin e katërt të ujnazës, Në gishtat e tjerë-nga dy e nga tri… Unazë, varur gjer në çarje, te veshët, rreth fytit, varësja- unazë, unazë që të mbyt…. Unazë, Byzylyku flori apo serm, zinxhir prej unaze Dhe rripi në mes… Unazë, perimetri i tryezës sime, cikël unaze një jetë e tërë… Po shpirtin? (Oh shpirti!), Si mund ta shpëtoj Nga unazat?! | E ka nisur jetën në qytetin e Elbasanit në vitin 1951. Mbasi mbaroi gjimnazin “Dhaskal Todri’ në qytetin e lindjes, vazhdoi studimet e larta në Akademinë Ushtarake Të forcave Tokësore në Tiranë. Është diplomuar në vitin 1971. Në vitet 1971-1995, ka qënë oficere me gradën nënkolonele, në Akademinë Ushtarake, gazetare ne shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë. Gjatë kësaj periudhe ka mbaruar studimet për gjuhë-letërsi dhe filozofi. Ka botuar vëllimet poetikë: “Më kërkojnë sytë e nënës”, “Të jesh grua “, “Do të jetoj”, “Trokit dhe zgjo”, “Kush ma vra Ofelinë” –italisht – shqip, “Për një mollë që hëngri Eva…”, “(F) Shihemi në sy”, “Pulëbardhë në det të zi”, “Lirika”, bashkë-autore, “Hajku” bashkë – autore, “…Më kërkon falje” Libra në proces… “Klithmat e një dritareje”- tregime, skica, ese, reportazhe, “Fashimi”- roman, “Jo vetëm ai” roman ( ngjarje të vërteta), “Shtëpitë e mija në Kosovë”- mozaik (publicistikë), “ Poetikë e thinjur”- poezi Mështekna Buzët më humbën mes buzëve… Gishtrinjtë Mbi tastierën e brinjëve… Trupi Si një grusht i mbledhur…. Mështeknë më thuaj, moj, si e ruan kaq vjet virgjërinë? Më thanë…. Më tha Era: Qaj, lotët t’i fshij unë!.... Më tha Zoti: Fli, ëndrrën ta përkund…. Më tha Zëri: Zgjohu, të t’puth në buzë… Po ti a më fole? Të ndjeva në gjumë…. Kredo poetike…. Bëj të fshihem te jë natë, Vjen një ag e sytë m’I hap… Zë të fshihem tek një gotë, Më kujton një tjetër botë… Pa , kur fshihem te poetët, Jam te Zoti me Profetët… |