Kaka te Milani për 11 milonë?

Real Madridi dëshiron që me çdo kusht ta rikthejë Kakan te Milani, ose ta lë atë drejt Chelseat për një shumë marramendëse.
El Mundo Deportivo shkruan se Real Madridi mund të lirohet nga Kaka për vetëm 11 milionë euro.

Kjo do të ishte shumë tepër e vogël dhe automatikisht do të thoshte humbje e madhe për Los Blancos të cilët paguan 65 milionë euro për shërbimet e yllit brazilian. Kaka ka vuajtur nga lëndimet te Reali që pas kalimit nga Milani.